Spartak Poci: Policia ne ndihme te votuesve ne diten e zgjedhjeve lokale (12 Gusht 2000)
Lajme Arkiva 2000
Policia shqiptare do të përballojë çdolloj situate me profesionalizëm dhe përgjegjësi ligjore gjatë fushatës elektorale dhe pas saj. Kështu ka deklaruar sot para gazetarëve Ministri i Rendit Spartak Poçi. Në zyrat e dikaserit blu, por dhe në drejtoritë rajonale brenda 15 gushtit do të përfundojë plotësisht hartimi i një projekti të detajuar dhe strategjik për koordinimin e punës së policisë shqiptare për të siguruar qetësi dhe botë të garantuar.
"Në këto zgjedhje, policia e shtetit do të përdoret për të siguruar që populli shqiptar të jetë i lirë për të ushtruar të drejtën e tij për të votuar në një mjedis të sigurt dhe të lirë. Kërcënimi ose kufizimet e lirisë së shtetasve për të shkuar në qendrat e votimit apo anasjelltas, nuk do të tolerohet. Policia në mënyrë rigoroze do të zbatojë ligjin duke qenë krejtësisht e paanshme me ndonjë forcë të caktuar politike."
Të gjithë të ndërgjegjësohen se policia nuk do të vjedhë votën e popullit në interes të politikës. Askush nga forcat politike po nga segmente të caktuara, të mos mendojnë se mund të luhet me policinë shqiptare ka paralajmëruar ministri i Rendit. Sot ai ka zyrtarizuar dhe emrin e drejtorit të ri të policisë së Prefekturës Shkodër i cili do të zëvendësojë në detyrë Kolonel Arben Zylyftarin.
Pëllumb Molla do të jetë shefi i ri i policisë për Prefekturën Shkodër. Të hënën vetë Poçi do të bëjë prezantimin e Mollës në drejtorinë e kësaj prefekture./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/