Vrasja ne Elbasan, rihapet nje tjeter ngjarje kriminale |Lajme-News

  • 4 years ago
Ekzekutimi i Emiljano Ramazanit në Elbasan 3 ditë më parë duket se ka lidhje me një tjetër vrasje që ka ndodhur në këtë qytet, në vitin 2018.
Burime nga policia e qytetit thanë se dyshojnë se kjo vrasje ka ndodhur për hakmarrje mes grupeve kriminale, pikërisht për ngjarje të së shkuarës.
Bëhet fjalë për përfshirje të disa grupeve në Elbasan, ku janë kryer ekzekutime vitet e fundit. 39-vjeçari Emiljano Ramazani nuk rezulton i përfshirë direkt në këto vrasje, por mendohet se ka patur dijeni ose ka qenë pjesë e grupeve që kanë bërë ekzekutimet. Pjesë e hetimeve janë edhe të afërmit e personave të vrarë në 2018-ën.
Nga kamerat e sigurisë nuk janë siguar prova për identifikimin e autorëve, të cilët ishin të maskuar dhe që ishin përgatitur edhe me kallashnikovë për të kryer ekzekutimin.
Pavarësisht se u shoqëruan më shumë se 25 persona, të gjithë mohuan se kishin dijeni për vrasjen e babait të 4 fëmijëve.
Ndërkohë, lidhur me aktivitetin e drogës ku Emiljano Ramzani ishte i përfshirë, hetuesit thonë se ai nuk kishte konflikte për territorin dhe dyshohet se vetëm merrej me shitjen e saj. Policia ka shtuar vigjilencën në Elbasan, nga frika e hakmarrjes për këtë vrasje.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

📺
TV

Recommended