Fiks Fare/ Libohova e listuar në '100 fshatrat turistik' , por pa ujë

  • 4 years ago
Qyteza e Libohovës ndodhet rreth 10 km nga qyteti i Gjirokastrës. Banorët e kësaj qytezë të cilët jetojnë këtu, merren me pak bujqësi dhe blegtori. Pjesa më madhe e të rinjve janë në emigracion dhe migracion. Një pjesë jo e të rinjve të cilët dinë ndonjë profesion si muratorë apo marangozë, punojnë në fshatrat e Dropullit. Problemi kryesorë i banorëve mbetet uji i pijshëm, por dhe uji për të ujitur tokat bujqësore. Në mes të qytezës ka dhe burime uji, por njerëzit ujë nuk kanw. Pavarësisht se nw këtë qytezë qeveria këto vitet e fundit ka investuar për rregullimin dhe sistemimin e qendrës pasi është futur në projektin e "100 fshatrat turistik", nuk ka zgjidhur problemin ekonomik të banorëve që çdo ditë kanë vështirësi. Janë mbi 50 gra të cilat shkojnë ditët e verës për mbledhur bimë medicinale në mal, ndërsa pjesa tjetër, janë shtëpiake. Tokat nuk punohen. Borxhet në dyqane janë të zakonshme.

Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel

Recommended