124 te shtruar ne dy spitalet Covid | Lajme-News

  • 4 years ago
Gjendja në dy spitalet Covid në kryeqytet vijon të jetë alarmante. 124 pacientë, shumica e të cilëve në moshë të re, janë të shtruar dhe po marrin ndihmë të specializuar mjekësore.
21 prej tyre janë në terapi intensive dhe 11 janë të intubuar, në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të komplikacioneve nga Covid-19.
?Kur flasim për pacientë të intubuar flasim për pacientë në gjendje të rëndë që janë dorëzuar nga të gjitha terapitë dhe aparaturat. Pacientët që futen në intubim janë pacientë në gjendje të rëndë dhe shpesh herë përfundojnë me humbje jete?.
Mjekja Entela Kolovani thotë se shumica e pacientëve të shtruar në spital janë në gjendje të rënduar, që kanë nevojë për oksigjen.
?Kemi një numër të sëmurësh që janë duke u përballur me këtë sëmundje me gjendje mesatare të rëndë, është sëmundje komplekse dhe komplikacione pulmonare, dëmtim të enëve të gjakut, por edhe efekte anësore si pasojë e terapive të fuqishme që ne vendosim?.
Prej muajit Qershor, Shqipëria po shënon raste të shumta me koronavirus. Dy spitalet Covid po ezaurojnë të gjitha kapacitetet e tyre, për shkak të numrit të lartë të shtrimeve në spital.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended