Fiks Fare/ Ligji penalizon, familja duhet të kthej mbrapsht lekët e kujdestarisë

  • 4 years ago
Ligji penalizon invalidet e grupit të parë që janë në të njëjtin trung familjar. Nëse janë 1 ose më shumë invalidë në një familje me ligj i takon vetëm një kujdestar i cili paguhet në masën 150%. Pra, rreth 150 mijë lekë. Nuk ka rëndësi nëse janë dy, tre apo edhe katër. Këtu futen ato familje, fëmijët e të cilëve mund të vuajnë nga sëmundje gjentike siç është edhe Distrofia Muskulare. Por nëse nuk janë në të njëjtin trung, atëherë secilit i takon një kujdestar që paguhet rreth 10 mijë lekë të reja në muaj.
I tillë është edhe rasti familjes Shkëmbi në Lumalas të Korçës, që kanë prej vitesh dy djem të cilët vuajnë nga kjo sëmundje. Sot janë 21 dhe 24 vjeç. Prindërit e tyre i kanë kushtuar jetën, pasi ata nuk bëjnë dot asnjë veprim pa ndihmën e tyre. Prej shumë vitesh ata kanë marrë të dy kujdestari. Me mbërritjen në zyrën sociale të një punonjësje të re është konstatuar që atyre nuk u takonte dhe se duhet të merrnin vetëm 150%. Për këtë arsye njërit prej prindërve ja hoqën kujdestarinë edhe e detyruan që të kthejë mbrapsht shumën që ka marrë deri më sot. Çdo muaj do u mbahet 50 mijë lekë, edhe pse gabimi nuk ka ardhur prej tyre.

Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel

Recommended