Permiresohet gjendja e Talat Xhaferit | Lajme-News

  • 4 years ago
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi dje është shtruar në spital në Klinikën Infektive për shkak të pneumonisë.

Nga BDI kanë thënë se ai është shtruar në spital për shkak të një kontrolli sistematik dhe se në testimin për COVID-19 ka rezultuar negativ. Sipas njoftimeve të sotme, ai vazhdon të jetë në spital kurse gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Talat Xhaferi, i cili sipas Kushtetutës duhet të mbledhë seancën konstituive të përbërjes së re parlamentare, më së voni deri më 4 Gusht, para do kohe kishte deklaruar se do të testohet para mbajtjes së seancës dhe se do të propozojë që edhe deputetët tjerë ta bëjnë të njëjtën gjë.

Nëse Talat Xhaferi nuk ka mundësi ta thërrasin seancën konstituive, sipas ligjeve dhe kushtetutës parashihet që këtë ta bëjë Deputeti më i moshuar në përbërjen e re parlamentare. Në këtë rast ai është Ali Ahmeti ? kreu i BDI-së.

Ndryshe, para disa ditëve, Ministrat e Arsimit dhe të Ekonomisë Arbër Ademi dhe Kreshnik Bekteshi, përmes Facebook njoftuan se janë pozitiv me COVID-19.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended