Unazes qe iu trefishua cmimi

  • 4 years ago
Unaza e fejesës prej smeraldi dhe diamante që filantropi amerikan Howard Hughes i bleu yllit të Hollivudit, Katherine Hepburn në 1938 është shitur në një ankand në Los Angeles për 108,000 dollarë.
Në fillim çmimi i kësaj unaze ishte rreth 30 mijë dollarë, por u shit me një vlerë tre herë më të madhe nga çfarë ishte parashikuar. Jo vetëm unaza, por edhe koleksion i letrave të dashurisë të Hepburn u shit për 44.8 mijë dollarë. Në total ishin 55 letrat e saj të shkruara me dorë, disa shënime dhe kartolina.
Shtëpitë e ankandit në Los Angeles kanë bërë me dije se edhe disa sende me vlerë të filantropit Hughes janë shitur me një çmim shumë herë më të lartë.
Pjesë e këtij koleksioni ishte xhaketa e lëkurës që ai veshi ndërsa pilotonte hidropalnin e tij personal Spruce Goose me gati 89,600 dollarë, një pikturë ku ishte e vizituar Hepburn, një kapele dhe markën e biznesit të tij me një vlerë 51,200 dollarë.
Hughes dhe Hepburn kurrë nuk arritën që të bënin një dasmë dhe fejesa e tyre zgjati shumë pak. Historia e tyre e dashurisë pushtoi skenën e Hollywood , ku u realizuar edhe filmi ?Aviator ? që edhe sot e kësaj dite mbetet ndër më të famshmit.
Në letra, Katharine Hepburn përdorte emra të ndryshëm për t?i shprehur dashurinë Howard me pseudonime të tilla si C. Mouse etj. Blerësit e këtyre koleksioneve kanë mbetur anonim.
Klan Plus

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended