Report TV - Pas 27 viteve në detyrë Alaudin Malaj vendos të largohet nga gjykimi

  • 4 years ago
Pas 27 vite shërbim pranë sistemit të gjykatave në Shqipëri, Alaudin Malaj ka vendosur të japë dorëheqjen, teksa ende nuk kishte dalë në vetting.

Vendimi për tu larguar ishte i pritshëm, pasi zërat në korridoret e gjykatës së Apelit Tiranë, për dorëheqjen e Malaj, u shtuan menjëherë pas dorëheqjes së gjyqtarit Gjin Gjoni. Letrën e dorëheqjes, Alaudin Malaj, ia ka dorëzuar pak ditë më parë sekretarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor, këshill i cili pritet që në ditët në vijim të mari një vendim konkret për këtë çështje.

Në letrën e dorëheqjes Malaj shpjegon se ka punuar pranë sistemit të drejtësisë qysh prej vitit 1993, duke shërbyer në disa gjykata të vendit, ku kulmi i karrirës së tij, ka qënë drejtimi i Gjykatës së Apelit Tiranë.

??kam patur privilegjin të punoj në disa gjykata të vendit tim dhe të jem kryetar në Gjykatën e Apelit Tiranë, dhe të lë gjurmë positive në karrierën time. Prandaj, ndjehem krenar për vehte, kolegët por mbi të gjitha familjen tim??-shkruan Malaj.

Gjyqtari Alaudin Malaj, rradhitet si një ndër gjyqtarët më të polemizuar në sistemin e gjykatave të vendit. Kjo pasi me disa nga vendimet e tij, shumë qytetarë por edhe fraksione të dryshme politike e kanë anatemuar atë si një gjykatës, jo të drejtë me ligjin.

Category

📺
TV

Recommended