Mbeturinat e kioskave, problemi mes Bashkise Tirane dhe Policise Ndertimore (18 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Betonë, dërrasa, skelete hekuri të mbetura nga prishja e kioskave, ka ditë që degjen rrugëve të Tiranës. Ndërsa fadroma e Policisë Tatimore prish çdo ditë punimet pa leje, për heqjen e këtyre mbeturinave deri tani nuk është bërë asgjë. Shefi i sektorit të pastrim-gjelbërimit në Bashkinë e Tiranës Gjergji Kuke, sqaron:
"Në ndërtimet pa leje, bashkia nuk ka patur asnjë mundësi që të pezullonte ngritjen apo ndërtimin e tyre. Këtë detyrë e ka patur Policia Ndërtimore. Aktualisht dhe sot që këto ndërtime pa leje po prishen, asnjë nga këto nuk i vjen bashkisë nga Policia Ndërtimore. Asnjë plan i përcaktuar se ku do të prishen dhe kështu me radhë. Në bazë të ligjit për të gjitha ndërtimet pa leje që prishen nga Policia Ndërtimore, duhet që policia të detyrojë pronarët e këtyre kioskave që me mjetet e veta t'i heqin mbeturinat ose Policia Ndërtimore t'a zgjidhë këtë problem."
Me një vendim të pak kohëve më parë të Prefekturës së Tiranës, është thënë që pronari i paligjshmëm duhet të paguajë të gjitha prishjet e ndërtimit dhe kthimin e territorit në gjendjen e mëparshme, por deri tani nuk është zbatuar. Sidoqoftë mungesa e fondeve dhe mjeteve nga ana e Policisë Ndërtimore do të bëjë që Tiranën t'a pastrojnë falas vetëm ushtarët./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended