Ora News - Ping-Pongu me krimet zgjedhore, dosjet e transferuara në rrethe mund t’i rikthehen SPAK

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Ndryshimet e fundit kushtetuese prekin edhe krimet zgjedhore duke ia deleguar prokurorisë speciale SPAK të drejtën e hetimit si e vetmja prokurori që do ti trajtojë këto raste. Kushtetuta e re duket se do të ndryshojë edhe situatën me dy dosjet e fundit 339 dhe 84, të cilat janë transferuar për kompetencë hetimi në Durrës dhe në Dibër por që pas hyrjes ne fuqi te ndryshimeve kushtetuese mund të rikthehen sërish në Prokurorinë e Posaçme.

Ndryshimet e fundit kushtetuese të miratuara një ditë më parë ne kuvend kanë prekur edhe krimet zgjedhore.

Tashmë kompetenca për ti hetuar te gjitha veprat penale në lidhje me zgjedhjet do të jetë prokuroria e posaçme pavarësisht vendit se ku kanë ndodhur.

Me hyrjen ne fuqi të kushtetutës së re, pritet që dosjet të cilat janë transferuar nga SPAK në drejtim të prokurorive të rretheve si 184 në Dibër dhe fashikulli me i fundit ?339? në prokurorinë e Durrësit mund te rikthehen sërish në prokurorinë e posaçme .

Një ditë më parë gjykata e posaçme vendosi t?ia kalojë për konpetencë prokurorisë së Durrësit hetimin e një fashikulli të dosjes pasi sipas gjykatës komisonerët për të cilët u ngritën akuzat nuk kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal.

Mes personave për të cilët ishte vendosur masa ishin edhe dy ish-komisionerë të cilët kishin ndërruar jete për ta hetimi pushoi pasi në seancën e vlerësimit të masës familjarët paraqiten certifikatat e ndarjes nga jeta.

Ndërkohë, dosja e famshme nr. 184 e cila po heton krimet zgjedhore të dyshuara si të ndodhura në zgjedhjet e vitit 2016 në Dibër është ende një e hapur.

Hetimi ndodhet në fazën e zbardhjes së përgjimeve telefonike. Dosja 184 u regjistrua fillimisht nga Prokuroria për Krimet e Rënda pas një kallëzimi të Partisë Demokratike, për dyshime mbi shitblerje të votës në zgjedhjet e Dibrës.

Në vitin 2019 gazeta gjermane ?Bild? publikoi disa nga përgjimet e saj, duke shkaktuar reagime të forta për shkak se protagonistë në to ishin ish-ministra dhe zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste.

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended