Sprovat që kaloi Aida Hajnaj për t’u emëruar në krye të FBI-së shqiptare, nga testi fizik deri...

  • 4 years ago
Këshilli i Lartë i Prokurorisë konfirmoi një ditë më parë kandidaten Aida Hajna, e përzgjedhur nga SPAK dhe partnerët ndërkombëtar, për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e kujtuar ndryshe FBI-ja shqiptare, e cila do të asistojë SPAK në hetimit e krimit dhe korrupsionit në të gjitha nivelet. Shqiptarja.com zbardh një relacion që SPAK i ka dërguar KLP-së, mbi sprovat që ka kaluar zonja Aida Hajna për të bindur SPAK dhe përfaqësuesit e SHBA-BE, për t?i besuar drejtimin e FBI-së shqiptare. Sipas relacionit, fillimisht Hajna ishte pjesë e një grupi prej 41 peronash, të cilët shprehën ambicien për këtë pozicion. Në vijim, Hajna është përzgjedhur në grupin e 18 kandidatëve, të cilët plotësonin kriteret për të vazhduar garën.

Recommended