Top News - Protestë në Berlin/ Kundër masave për koronavirusin

  • 4 years ago
Duke shprehur zëshëm kundërshtinë e tyre ndaj maskave mbrojtëse dhe vaksinave, mijëra njerëz u mblodhën në berlin për të protyestuar kundër kufizimeve nga koronavirusi. Policia vlerësoi se rreth 17 mijë vetë morën pjesë në protestë ndërsa organizatorët folën për rreth 500 mijë.
Pavarësisht shifrave relativisht të ulëta të gjermanisë, autoritetet janë të shqetësuara për një rritje të numrit të infektimeve javët e fundit dhe politikanët dolën në median sociale duke e kritikuar manifestimin si të papërgjegjshëm.
?Ne jemi vala e dytë?, thërriste turma, një përzierje mes të majtës dhe të djathtës ekstreme dhe atyre të fiksuar me teoritë konspirative që u mblodhën në portat e brandenburgut duke kërkuar rezistencë dhe duke e qyajtur pandeminë teorinë më të madhe konspirative deri më sot. Pak protestues mbanin maska apo respektonin distancën sociale, pavarësisht se policia në vazhdimësi u kërkonte me megafonë ta bënin këtë.
Policia e berlinit tha se kishte nisur procedimin penal kundër organizatorëve për mos respektim të rregullave të higjenës për shkak të virusit. Ndërkohë, një grusht njerëzish të tjerë mbajtën një anti protestë.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Berlin#Proteste#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended