Ora News - Po kthehen nga plazhi, trafiku i rënduar në autostradën Rrogozhinë - Kavajë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews #trafik

Fundjava gjithmonë sjell një trafik të rënduar në rrugët e Shqipërisë pasi shumë qytetarë vendas apo dhe nga rajoni i drejtohen bregdetit tonë për të pushuar.

Shumë prej akseve janë bllokuar prej orësh teksa policia vijon punën për lirimin e trafikut.

Në orën 20:00 policia njofton se ka trafik të ngarkuar në:

Trafik i ngarkuar në Orikum-Radhimë-Vlorë, lëvizja e mjeteve me rrjedhje të ngadaltë dhe pa ndërprerje. Lëvizje e shtuar në rrethrotullimin Bishti i Zhurit në drejtim të Elbasanit.

Ka fluks të shtuar në rrethrrotullimin e Bradasheshit, si nga Peqini, ashtu dhe ardhja nga Librazhi për në drejtim të Tiranës.

Fluks të shtuar në të dy segmentet, atë të Ndroqit dhe të TEG-ut. Vazhdon të jetë trafik i rënduar në aksin Gjiri i Lalzit ? nënkalimi i Maminasit. Mjetet lëvizin ngadalë dhe autokolonë.

Aksi kompleksi Lura ? Armathe ka ngarkesë maksimale. Mjetet lëvizin autokolonë shumë ngadalë. Nga Shëngjini deri në rrethrrotullimin në hyrje të Lezhës ka fluks të rënduar, por pa bllokime.

Ardhja nga Lezha në drejtim të Milotit është me ngarkesë maksimale. Fluksi në hyrje të Tiranës është i shtuar por vijon lëvizja pa probleme.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/trafiku-i-renduar-bllokon-rruget-e-shqiperise-arrest-2-personave-qe-drejtonin-mjetin-ne-gjendje-te-dehur/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended