Top News - Uragani ‘Isaias’/ Godet brigjet e Karolinës Veriore

  • 4 years ago
Uragani Isaias ka goditur të martën brigjet e Karolinës Veriore, me erëra deri në 140 kilometra në orë, ka njoftuar Qendra Kombëtare për Uragane. Fuqia e këtij uragani kishte rënë në stuhi tropikale pas goditjes së ishujve në Karaibe, mirëpo të hënën është rikategorizuar si uragan i shkallës së parë. Në Karaibe, dy persona kanë vdekur për shkak të motit të keq të nxitur nga ai. Isaias është stuhia e nëntë e madhe e këtij viti. Qendra Kombëtare për Uragane ka paralajmëruar se Isaias do të shkaktojë shira të rrëmbyeshëm dhe vërshime në të dyja Karolinat, ndërkohë që bartet në gjirin lindor të Shteteve të Bashkuara. Zyrtarë në verilindje të karolinës jugore dhe në jug të karolinës veriore thanë se ka rreziqe që mund të kërcënojnë edhe jetë njerëzish për shkak të përmbytjeve që mund të shkaktojë uragani. Gjatë fundjavës stuhia u zhvendos nga Florida dhe të hënën në mëngjes qendra e saj ishte pranë brigjeve të karolinës jugore. Në republikën domenikane dhe puerto rico, isaias vrau të paktën dy persona, shkuli pemët me rrënjë, shkatërroi të mbjella e shtëpi dhe u pasua me përmbytje dhe rrëshiqte dheu. Isaias tani i është drejtuar destinacioneve popullore turistike në Myrtle Beach në karolinën jugore dhe Uillmingtonit, në karolinën veriore. Paralajmërime p0ër tornado janë në fuqi gjatë të martës. Fuqia e isaias pritet të dobësohet, ndonëse edhe qyteti i Nju Jorkut është duke u përgatitur për stuhi të mundshme atje më vonë.



Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#IsaiasStorm#SHBA#TopChannel