Top News - Bllokohen, 22 mijë paund/ Rinas, paratë e fshehura në valixhe

  • 4 years ago
Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, sekuestruan një shumë prej 22.000 Paund Cash, që iu gjendën një shtetasi shqiptar që vinte nga Britania e Madhe, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit.

Sipas raportimit të struktuarave doganore, gjatë kontrollit të pasagjerëve të linjës ajrore me intenerar Luton - Rinas, kostatuan se shtetasi me inicialet D.T. në valixhe dhe trup kishte të padeklaruara një sasi prej 22.000 paund, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale "Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë" parashikuar nga neni 179.a i K.Penal.

Ky është rasti i dytë që strukturat doganore, në të njëjtën linjë udhëtimi kapin sasi valute cash të padeklaruar. Një ditë më parë po gjatë kontrollit të linjës ajrore me intenerar Luton ? Rinas një pasagjeri iu gjetën 42.000 Paund, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Rinas#PoliciaKufitare#TopChannel

Recommended