Top News - Ankesa e kryebashkiakut/ ‘Ndalimi i dasmave, vetëm në Lezhë’

  • 4 years ago
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu kritikon zbatimin e aktit normativ për ndalimin e ceremonive martesore duke ngitur pretendimin se në qytetin e tij është bërë një ndalim selektiv. Teksa i bashkohet shqetësimit të pronarëve të lokaleve të dasmave në Lezhë, të cilët një ditë më parë protestuan për situatën e krijuar, Ndreu përmendi me emra qytetet e tjera të favorizuara.
?Jam pro shqetesimit te pronareve te lokaleve te dasmave ne Lezhe. Qe ka diskriminim me qytetet e tjera eshte krejt e qarte. Gjithkush e di se dasmat ne Shkoder, Tirane, Durres, Vlore etj. nuk i ndalon askush. Shqetesimi yne eshte adresuar disa here. Dikush do dale te thoje se Akti Normativ thote kete dhe ate. Po dakord, po njelloj per te gjithe. Ose nje protokoll me numer te limituar pjesmarresish, sepse eshte shume e rende ti ndalosh dasmen tjetrit. Ata qe i shkruajne ca gjera si duket se kane haberin se ca dmth me te prishe dasmen?,?-shkruan në një postim në rrjetet sociale kryebashkiaku Ndreu.
Nga ana tjetër policia e shtetit vazhdon të gjobisë qytetarët që zhvillojnë dasma apo ceremoni të tjera familjare, në kundërshtim me rregullat anti covid.
Administratori i një restoranti dasme në Fier është gjobitur me 1 milion lekë të reja, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.
Po kështu një 57 vjeçar është proceduar nga Policia për "Prishje e qetësisë publike". Pasi kishte shkuar me pushime tek Gjiri i Lalëzit, 57 vjeçari ka vendosur muzikë të lartë në banesën e tij, për shkak të një ceremonie familjare.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PjerinNdreu#Lezhe#TopChannel

Recommended