Nena e vellezerve Shera ne marredhenie te fshehte me viktimen | Lajme - News

  • 4 years ago
Bie alibia e dy vëllezërve Shera se taksisti 71-vjeçar iu ngacmonte nënën. Nëna e tyre, Mejte Shera pranoi në polici se ishte në një marrëdhënie të fshehtë me taksistin e vrarë Abdulla Budlla. Duke qenë se marrëdhenia e tyre zgjati prej 6 vitesh, duket se ka qenë e vështirë të mbahet e fshehtë.
Fjalët ishin përhapur në fshat dhe vajzat e djemtë i kërkuan nënës që të mos vijonte më lidhjen. Por Mejte Shera e takonte në fshehtësi 71-vjeçarin, duke e përdorur faktin se lëvizte me të si taksist. Dy djemve u kishin shkuar sërish fjalët për lidhjen, por edhe se Abdulla Buddlla po ngacmonte motrën tashmë. Kjo ka bërë që ata të kryenin vrasjen e të moshuarit.
Para policisë, Mejte Shera ka thënë se pyeti djemtë nëse e vranë ata, por të dy i thanë jo. Ajo madje kishte shkuar te varrimi i 71-vjeçarit. Gruaja tregon se ka dëgjuar të shtënat ditën e vrasjes dhe i kishin thënë se Abdulla Budlla kishte bërë aksident. Në telefonin e viktimës policia gjeti një mesazh të dërguar nga Mejte Shera, ku shkruhej: ?E mora vesh për aksidentin, inshalla ke shpëtuar mirë?.
Saimir Shera ka kërkuar që vetëm ai të qëndrojë në burg, pasi vëllai nuk e dinte për vrasjen. Por edhe kjo alibi do te jete e vështirë për t?u provuar nga dy vëllezërit, pasi makina që ata përdorën ditën e vrasjes, ishte marrë më qira dhe targat ishin mbuluar me mbishkrimin ?Trashëgime?, duke u përpjekur të tregojnë se do shkonin në një dasmë.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended