Përplasen dy makina në rrugën e Rinasit, plagosen dy shoferet/ Mjeti kthehet përmbys

  • 4 years ago
Dy shofere janë aksidentuar me njëra tjetrën në rrugën e Rinasit. Ngjarja ka ndodhur gjatë pasdites së sotme, ku makina e drejtuar nga 30 vjeçarja me iniciale S. U., është përplasur me mjetin e 22 vjeçares me iniciale M. P.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dyja shoferet, të cilat u dërguan në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Recommended