Report TV -Ndryshime në qeveri?! Socialistët presin Ramën dhe asamblenë
TIRANË- Socialistët e kanë të vështirë të thonë nëse do të ketë ose jo ndryshime në qeveri gjatë zhvillimit te Asamblesë. Por duke i paraprirë një bilanci që do të bëhet nesër në mbledhjen e Grupit të PS në Elbasan, kryetari Taulant Balla tha sot për mediat se PS ka vlerësim pozitiv për ministritë përkatëse, ndonëse vendimi për ndryshime është në dorë të kryeministrit Rama.