Eduart Lama, i arrestuar në Shqipëri për vrasjen e dy biznesmenëve, Bujar Lika dhe Paulin Gjergji mbrëmjen e 30 Majit në një hotel në Laç, rezulton se kërkohet nga drejtësia greke me emrin Leandro Simon.
Autoritetet greke kanë kërkuar nga Ministria shqiptare e Drejtësisë dërgimin në Athinë të Eduart Lamaj, të cilin e akuzojnë se është pjesë e grupit që ka trafikuar 180 kg kokainë nga Amerika Latine, drejt Greqisë dhe më pas me destinacion përfundimar vendet e BE-së.
Kjo sasi kokaine u përfol se do të kalonte nga Porti i Durrësit, por u zbulua në Pire të Athinës.
Greqia e akuzon Eduart Lamajn, ose Leando Simon, për organizatë kriminale dhe trafik narkotikësh.
Por duket se kërkesa e autoriteteve greke nuk do të plotësohet për momentin pasi Eduart Lama është në proces për vrasjen e Likës dhe Gjergjit.
Tv Klan mëson se Ministria e Drejtësisë u ka kërkuar autoriteve greke që të dërgojnë dosjen orgjinale në Shqipëri, pasi Lamaj po hetohet për vrasje të dyfishtë në vendin tonë, dhe gjykimi për trafikun e 180 kg kokainë të vijojë në Shqipëri.
30-vjeçari u arrestua në spitalin privat Amavita në Tiranë, ku po mjekohej, pasi mbeti i plagosur në atentatin që iu bë 2 biznesmenëve në Laç.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category
📺
TV