Kryeministri Ilir Meta miting ne Tropoje dhe Koplik - (26 Shtator 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Me gjithë provokacionet e disa simpatizantëve të Partisë Demokratike, kryeministri Ilir Meta ka zbritur në Tropojë, për të prezantuar kandidatin për kryetar bashkie, Isa Kuliqi. Në mitingun elektoral në sheshin qendror të Tropojës, Meta iu drejtua dhe atyre që më parë thërrisnin Berisha, Berisha.

Kryeministri Ilir Meta:- ?Dëshiroj sot t?ju jap besën, si shqiptari-shqiptarit, si malësori-malësorit, si burri-burrit, si Riza Cerova - Bajram Currit, se do të jemi së bashku në përpjekjet tona, për demokraci dhe për prosperitet në të gjithë Shqipërinë dhe këtu në Tropojë. Jam këtu, jo për t?ju përçarë juve, por për t?ju bashkuar?.

Pas Tropojës, kryeministri Ilir Meta ka prezantuar në Koplik, kandidatin socialist Bahri Shabani. Në Koplik, Meta e cilësoi kryetarin e PD Sali Berisha, një super mashtrues.

Kryeministri Ilir Meta:- ?Jam sot këtu për t?ju sjell përshëndetjet e vëllezërve tanë socialistë nga Tropoja, ku do të fitojë Partia Socialiste pa diskutim. Jam këtu që t?i them topaburrit, që t?i them super mashtruesit Sali Berisha, që t?i them këtij spurdhjaku se nuk më ndalon dot mua të shkoj në Tropojë dhe të bisedojë me tropojanët, që t?i them atij se i ka ikur koha kur ai ishte gogoli i shqiptarëve. Ka ardhur koha që të marrë njëherë e mirë përgjigjen në 1 Tetor?.

Socialistët kanë premtuar përfundimin e autostradës Lezhë-Shkodër dhe rrugës së Velipojës. Turi ditor elektoral i kryeministrit Ilir Meta është mbyllur mes të rinjve shkodranë./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended