Veliaj dhuron plazmën/ Ndihma për të kuruar të sëmurët me Covid-19

  • 4 years ago
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 16 persona të prekur me koronavirus po trajtohen me gjakun e dhuruar nga ata të cilët e kanë fituar betejën.


?Plazma hiperimune është një mjekim alternativ që i ofrohet grupit të madh të terapisë që e përdorim në, qoftë tek ?Shërbimi Infektiv? qoftë te ?Shefqet Ndroqi? dhe u bë aplikimi në kohën e duhur kur u maturuan kushtet nga ana shkencore dhe u plotësuan aparaturat dhe është dhe grupi i personave donatorë të mundshëm që janë në vazhdim dhe ne po vazhdojmë procesin duke marrë dhe plazmën e kryetarit të bashkisë, u shpreh shefja e shërbimit Infektiv, Prof. Najada Çomo.

51 persona të cilët e kanë kaluar koronavirusin kanë dhuruar plazmën e tyre për t?u ardhur në ndihmë të prekurve nga Covid-19, mes tyre edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

?Për 6 mijë të tjerët që e kanë kaluar si puna ime, në fakt nuk është bukur që të kemi vetëm 50 dhurime, kështu që lipset që këta 6 mijë që e kaluan e që kanë antitrupa, nëse kanë kaluar 2-3 javë dhe kanë filluar anti-trupat ju lutem dhuroni, dhuroni, dhuroni. Është një mjet shtesë, jo i vetmi mjet por është një tjetër në këtë luftë, është një tjetër armë me të cilën mund të luftojnë Najada dhe i gjithë stafi i saj. Ndaj dua t?i ftoj të gjithë qytetarët që e kanë kaluar të dhurojn?, tha Veliaj.

Në nisje të vitit të ri shkollor, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe UNICEF do të nisin një fushatë ndërgjegjësimi me fëmijët nëpër shkolla e kopshte për të mbajtur sa më larg koronavirusin.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ErionVeliaj#NajadaÇomo#TopChannel

Recommended