Mesim me 4 turne ne Durres | Lajme-News

  • 4 years ago
Dëmtimi i një pjese të madhe të shkollave nga tërmeti i 26 Nëntorit në qarkun e Durrësit, shton edhe më shumë vështirësinë për menaxhimin e situatës në kushtet e pandemisë. Nga 59 godina arsimore parauniversitare, që ka në total Bashkia Durrës, vetëm 35 prej tyre janë gati, ndërsa të tjerat mbeten në proces ndërtimi apo në mungesë të objekteve arsimore.

Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, thotë se godinat në ndërtim e sipër nuk do të jenë gati për të pritur nxënësit më 14 Shtator, por në fund te vitit.

?Në Durrës ka 59 godina arsimore të cilat shërbejnë për arsimin 9-vjecar dhe të mesëm. Nga këto kemi 35 objekte funksionale dhe pjesa tjetër janë në rikonstruksion ose rindërtim nga e para. 24 objektet të cilat janë godina arsimore, kemi 12 të cilat janë në proces rindërtimi dhe këto objekte që ndodhen 6 në qytet dhe 9 në njësi të ndryshme administrative, do të përfundojnë brenda muajit Dhjetor.

Në kushtet kur nxënësit e shkollave të dëmtuara do të shpërndahen në shkolla të tjera, zgjidhja shihet tek mësimi me katër turne.

?Aktualisht mësimi do të zhvillohet nga shkolla me një turn deri në 4?.

Kjo situatë pritet të ndryshoje në Dhjetor, por deri atëherë, distancimi social do të jetë një sfidë e vështirë për nxënësit e këtij rrethi.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended