Top News - "Ethet e hënës"/ NASA kërkon kompani minerare

  • 4 years ago
Nasa është vënë në kërkim të kompanive minerare private të cilat të shkojnë në hënë e të mbledhin pluhur e gurë nga sipërfaqja e saj. agjensia amerikane e hapësirës thotë se do të paguajë për kampionet, por jo për udhëtimet. Ajo shpreson që kjo nismë të vihet në jetë deri në 2024-tën. Ekspertët thonë se kjo lëvizje synon vendosjen e një precedent ligjor për aktivitete minerare në sipërfaqen e satelitit të vetëm natyror të Tokës. Në fund, kjo do t`i krijojë Nasa-s mundësinë që një ditë, të arrijë të grumbullojë materiale të vyera për kolonitë atje, e ndoshta edhe në Mars. Megjithatë, besohet se arsyeja kryesore është të krijohet parimi ligjor se mund të vendoset pronësia e materialeve hënorë, ndërkohë që për të gërmmuar në Hënë, nuk ka udhëzime ndërkombëtare specifike. Administratori i Nasa-s, Jim Bridenstine, sqaroi se mbledhja ematerialeve të tilla ? do të bëhet pjesë e një programi zhvillimi teknologjik I cili do të ndihmojë astronautët "të jetojnë jashtë Tokës" për misionet e së ardhems në Hënë ose diku tjetër.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#NASA#TopChannel

Recommended