Manastirliu: Risku nga mos hapja e shkollave, shume me i madh

  • 4 years ago
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një lidhje direkte në studion e ?Opinion?, tha se vendimi për hapjen e shkollave erdhi pasi risku që mbarte e kundërta ishte shumë më i madh se vetë problematika e pandemisë.

Manastirliu tha gjithashtu se që nga nisja e pandemisë, numri i fëmijëve të prekur nga virusi është 300 dhe aktualisht janë 44 fëmijë pozitivë aktivë, prej të cilëve vetëm 4 ndodhen në spital.

Manastirliu: Duke vlerësuar situatën vendosëm të vazhdonim me rihapjen e shkollave, pasi risku që do të kishim nëse shkollat nuk do të hapeshin, do të ishte shumë më i madh se vetë problematika që do të shkaktonte pandemia, nisur nga problematikat e zhvillimit emocional e psikologjik të fëmijëve.

Fevziu: Ne po i shohim fëmijët dhe adoleshentët kryesisht vetëm si faktorë përhapës të sëmundjes, por ndërkohë sipas të dhënave të shtypit, 47 fëmijë ndodhen në spital të shtruar nga Covid-19 dhe 1 ose 2 prej tyre në gjendje të rëndë. Pra nuk janë vetëm mbartës, por rrezikohet dhe jeta e tyre.

Manastirliu: Përgjatë gjithë periudhës së epidemisë, nga data 8 Mars e deri më sot, janë rreth 300 fëmijë të moshës 0 deri në 18 vjeç, të cilët janë infektuar me Covid-19. Aktualisht që flasim 44 janë fëmijë pozitivë aktivë dhe vetëm 4 prej tyre gjenden në spital, të cilët po marrin trajtim mjekësor./tvklan.al

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë ? e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended