Gramoz Ruci: Kushtet e demokrateve nuk mund te plotesohen (6 Tetor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Socialistët kanë hedhur poshtë kushtet e vëna nga demokratët për shtyrjen e raundit të tyre të zgjedhjeve lokale dhe ndryshimin e përbërjen e Komisionit Qendror Zgjedhor. Numri 2 i socialistëve Gramoz Ruçi deklaroi se me 15 tetor do të zhvillohen, ndërsa duke filluar nga dita e nesërme me Pukën dhe Fushë-Arrezin, Fatos Nano do t'i rikthehet fushatës elektorale.
Gramoz Ruçi: PS nuk ka ne axhendën e saja asnjë diskuti nga këto që parashtron forumi i Partisë Demokratike për arsye se ato janë të papërshtatshme dhe është e papranueshme ligjërisht. Pra, është filluar si një betejë elektorale dhe beteja elektorale ka rregullat e saja, ka lojtarët e saja. Rregulli i saj është kodi elektoral dhe Kushtetuta. Rregulli tjetër i saj është që balotazhi zhvillohet pas datës së zgjedhjeve. Kështu që nuk do të ndodhë as për të ndryshuar datën e balotazhit, as për të ndryshuar listat dhe nuk bëhet fjalë as për të ndryshuar KQZ-në. Kjo nuk është se duam apo nuk duam ne, por dhe ne po të donim është e pamundur në rrugë institucionale të aplikohen këto 3 kërkesa që janë të papranueshme as politikisht dhe as ligjërisht.
Gazetari: Çdo të ndodhë më tej? Si do t'a përballojë mazhoranca këtë situatë?
Gramoz Ruçi: Nuk ka polarizim fare. Ne futemi në balotazh në të gjitha komunat dhe bashkitë që kanë dalë në balotazh për të fituar. Lidhja e përcakton qartë. Nëse dëshiron opozita shqiptare të marrë pjesë, le të marrë pjesë. Nëse nuk dëshiron, konkurrenti pasardhës merr pjesë. Çdo gjë është e qartë sepse është i qartë ligji./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended