Ora News - Çështja e detit, Rama takon sot Mitsotakis në Athinë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Samiti i Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Athinë më datat 15 dhe 16 shtator, do të shërbejë dhe si mundësi takimi mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe atij grek Kiriakos Mitsotakis.

Kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë darkë pune me Mitsotakis, sot në orën 21:00.

Takimi do të zhvillohet në pallatin Maximos në Athinë.

Rama viziton Greqinë në cilësinë e kreut të OSBE dhe çështja e detit pritet të jetë një nga diskutimet që do trajtohen.

Rama konfirmoi disa ditë më parë pjesëmarrjen në konferencën e organizuar nga ?The economist? në kryeqytetin helen me temë ?Forcimi kohezionit në kohë turbulence në Europë?.

Rama do të mbajë fjalën ditën e dytë të këtij samiti së bashku me homologun e tij maqedonas dhe bullgar për të diskutuar mbi sfidat e procesit të integrimit europian, reformat që vendet kandidate duhet të zbatojnë për tu afruar më tepër me BE-në.

Gjithashtu konferenca do të do përqendrohet tek rritja dhe forcimi i tregtisë dhe investimeve në vendet e rajonit.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/ceshtja-e-detit-rama-takon-sot-mitsotakis/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended