KESH-i edhe kete vit probleme me energjine - (8 Tetor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Edhe këtë vit KESH në prag të dimrit jep lajmin e keq, drita nuk do të ketë as sivjet. Ashtu si deri tani, që nga viti ?91 e këtej, faji e ka thatësira, në fakt vendet fqinje me ne kanë qenë më të thata se ne, por atje as që bëhet fjalë të ikin dritat. Me gjithë paralajmërimet që na u bënë që në Gusht nga ministri Nako, përsëri gjatë Shtatorit, nuk e ndiem mungesën e energjisë dhe shpresuam se mund të ishte rregulluar diçka.

Çdo vit rritet numri i atyre që kanë borxh KESH-in. Nëse do të paguhej energjia e shpenzuar do të mirëmbahej rrjeti e do të blihej korenti për të gjithë vitin. Megjithëse edhe ky problem ka një dekadë që vazhdon përsëri të rregulltit paguajnë edhe për vjedhësit. Sipas të dhënave të KESH-it ne na duhet edhe njëherë më shumë energji nga ç?prodhojmë sot, ndërsa qytetarët mendojnë se kjo është një çështje që duhet ta zgjidhë qeveria./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended