Pipero: Rritja e rasteve nga mosrespektimi i masave, Bill Gates s'flet pa pasur argumente shkencore

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews


Mjeku Pëllumb Pipero në një intervistë për Ora News shprehet se duhet së paku 1.5 ose 2 vite që pandemia të vihet nën kontroll.

Sipas Piperos, krahas vaksinës duhen mbajtur edhe masat si distanca fizike apo maska.

Pipero: Virusi ka shumë të panjohura, por mendoj se duhet së paku 1.5 ose 2 vite që pandemia të vihet nën kontroll. Unë nuk pres mrekulli nga vaksina, sepse krahas saj duhet të prevalojnë edhe masat si distancat fizike dhe maskat. Edhe nëse del vaksina para fundit të vitit, kapacitet për ta prodhuar nuk janë kaq të mëdha. Sa kohë nuk kemi një vaksinë, duhet të respektojmë masat e tjera efektive parandaluese. Unë nuk besoj se Bill Gates flet pa pasur argumente shkencore nga stafi i tij, ndërsa unë flas nga eksperienca e pandemive të kaluara në botë.

Pipero tha se pritej një rritje e numrit të të infektuarve dhe shtoi se kjo ka ardhur edhe nga mos respektimi i masave.

Pipero: Pas hapjes ne prisnim një rritje të numrit të të infektuarve, por ekspozimi ka qenë shumë i madh gjatë verës. Unë nuk kam parë asnjë lokal në Tiranë apo qytetet të tjera, ku një tavolinë të jetë me karrige dhe një karrige, gjë të cilën e kam parë në Tetovë. Veçanërisht nga rinia nuk janë ruajtur masat mbrojtëse. Maska në shumë ambiente nuk është mbajtur dhe ata që e kanë e mbajnë nën gushë ose nën hundë. Prandaj të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm sepse përgjegjësia është reciproke.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/rikthehet-pipero-rritja-e-raste-nga-mosrespektimi-i-masave-nuk-besoj-se-bill-gates-flet-pa-pasur-argumente-shkencore/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Category

📺
TV

Recommended