Bumçi: Gjermania mbështet Shqipërinë për në BE, por Rama do të kapë kushtetuesen dhe zgjedhjet

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews #aldobumci #xhoimalesia


Gjermania duket spektike për çeljen e negociatave me Shqipërinë, teska edhe në vizitën e zhvilluar në Berlin, kryeministri Edi Rama nuk u takua nga kancelarja Angela Merkel.

Për ish-deputetin e Partisë Demokratike Aldo Bumçi, Gjermania është vendi që ka mbështetur më shumë Shqipërinë në rrugën e integrimit në BE.

Aldo Bumçi: ?Gjermania nuk është në mëdyshje, Gjermania është shumë e qartë. Është vendi që ka mbështetur më shumë se çdo vend tjetër Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Besoj që takimet e shpeshta të Ramës me kancelaren Merkel dhe zyrtarëve të tjerë gjermanë, kanë treguar pikërisht vullnetin e fortë të Gjermanisë për të mbështetur Shqipërinë. Ndryshe nga vende të tjera që kanë qenë shumë kundërshtuese si Franca dhe Holanda, Gjermania është munduar të luajë një rol zbutës dhe duke dalë me kërkesa konkrete, 9 pika.?

I ftuar në ?RTV Ora?, Bumçi tha se Gjermania vendosi disa pika konkrete, ku ndër të tjerash ishin funksionimi i Gjykatës Kushtetuese, dhe reforma zgjedhore, që sipas Bumçit, Rama kërkon t?i kontrollojë.

Aldo Bumçi: ?Gjermania vendosi pika konkrete, janë çështje që çdo vend që duhet të ketë në mënyrë që të çelë negociatat. Duhet të ketë Gjykatë Kushtetuese. A është kjo një kërkesë e tepërt? Duhert të ishte bërë që vjet. Të kesh 3 vite pa Gjykatë Kushtetuese është e papranueshme, dhe kushti ka dy vjet që është vendosur zyrtarisht nga Bundestagu. Të kesh Gjykatë Kushtetuese nuk është kërkesë e ekzagjeruar, është abc e një shteti normal, jo e një shteti që pretendon të integrohet në BE. Zvarritja që po i bën kryeministri, Komisioni i Venecias doli me një qendrim shumë të qartë, shumica ka shkelur kushtetutën në një sërë pikash. Këto ishin përpjekje për të kapur Gjykatën Kushtetuese.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/bumci-gjermania-mbeshtet-shqiperine-per-ne-be-por-rama-do-te-kape-kushtetuesen-dhe-zgjedhjet/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended