Top News - Sanksionet ndaj Turqisë/ Ngurrim i madh brenda BE-së

  • 4 years ago
Rreziku i një miratimi të parakohshëm të sanksioneve kundër Turqisë nuk duhet të injorohet, paralajmëron Daniela Schëarzer. Drejtoresha e Këshillit Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë dhe këshilltare speciale e kryediplomatit te BE-së, Josep Borrell e quan çështjen e sanksioneve ?komplekse në një sërë mënyrash: nëse duhen vendosur, në çfarë mase, në çfarë kushtesh - dhe pastaj, me çfarë kushtesh duhet të hiqen ? , shprehet ajo. Schëarzer e pranon se nuk është ?arritur ende në pikën e sanksioneve të gjera dhe të thella dhe se I duhet dhënë një tjetër shans përpjekjeve për ndërmjetësim. ? Kriza greko-turke është një "shumë e komplikuar" për Bashkimin Europian, me Gjermaninë, e cila mban presidencën e rradhës së Këshillit, që përpiqet të luajë rolin e ndërmjetësit dhe vendeve të tjera, si Franca që mbështesin fort Greqinë". ? Qëndrimi I ashpër francez kundrejt Ankarasë dërgon një sinjal të fortë të solidaritetit europian, por ai duhet të ekuilibrohet nga një propozim i qartë për dialog nëse Turqia lëviz drejt ctensionimit të situatës, ?shprehet ajo. ? Në këtë pikë, brenda bllokut po bëhët në masë të madhe një analizë e kujdesshme e problemit, por nuk mungojnë mosmarrëveshjet për sa i përket mjeteve të duhura për të menaxhuar krizën. Schwarzer sqaron se syynimi i Turqisë për të përdorur mjete ushtarake me qëllimin të rrisë ndikimin e vet në nivel rajonal është diçka që duhet marrë parasysh. Por kujtoi gjithashtu se Turqia mbetet një partner i BE në marrëveshjen e emigracionit, të cilën europianët e konsiderojnë si të një rëndësie thelbësore, e për më tepër, edhe lidhjet ekonomike janë të forta.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BE#Turkey#TopChannel

Recommended