Korçë, ngrohja jo më me dru/ Nis studimi për të shfrytëzuar alternativat e energjisë së pastër

  • 4 years ago
Ngrohja e banesave në Korçë nuk do të bëhet më përmes metodës tradicionale më lëndë drusore gjatë dimrit.


Agjencia për Eficiencën e Energjisë ka hapur tenderin për studimin e fizibilitetit që synon krijimin e një sistemi të ri ngrohje për ndërtesat ekzistuese dhe të reja duke shfrytëzuar mundësi të tjera alternative të energjisë së pastër.

?Kemi zgjedhur Korçën sepse përveçse bën shumë ftohtë ka ditë me diell, dhe mbi të gjitha kalon edhe TAP. Por, mund të shikohet edhe mundësia e përdorimit të biomasës apo përmes?

Sipas Evis Berberit, kreut të Agjencisë së Eficiencës së Energjisë pasha e konsumit fundor të energjisë që konsumohet nga sektori i banesave është i konsiderueshëm dhe në këtë kuadër ai shton se mund të shikohet edhe mundësia për skema mbështetëse.

?Përkthehet në më pak kosto për qytetarët. Sigurisht ulja e ndotjes është pritoritet i qeverisë dhe do mund të aplikohen edhe skema apo incentiva mbështetëse për zbatimin e projektit.?

Edhe pse qeveria ka vendosur një moratorium për shfrytëzimin e lëndëve drusore, pjesa më e madhe e qytetit të Korçës realizohet përmes kësaj metode. Përmes këtij projekti, synohet jo vetëm diversifikimi i burimeve të energjisë, por edhe ulja e ndotjes, pasi sipas një studimi të Bankës Botërore, Korça rezulton ndër qytetet më problematike në këtë drejtim, edhe mbi kufirin e lejuar të Bashkimit Europian.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Korce#Energjia#TopChannel

Recommended