Kushte te mjerueshme ne konviktin azil te jetimeve - (18 Tetor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Ky është konvikti azil i jetimëve. Janë 35 djem e vajza, mbi moshën 18 vjeç. Pasi largohen nga shtëpia e fëmijës ?Zyber Hallulli? në Tiranë, të gjithë madhorët e kësaj moshe, vijnë e banojnë këtu. Këto ambiente dikur kanë qenë konvikti i shkollës së rezervave dhe prej shtatë vjetësh janë nën administrimin e shtëpisë së fëmijës. Për vite të tëra këtu asgjë nuk ka ndryshuar dhe gjendja e kushteve të banimit është e mjeruar.

Një pjesë e mirë e banorëve të këtushëm janë të papunë dhe jetojnë vetëm me një asistencë ushqimi prej dy mijë lekë të reja në muaj. Ndërsa kjo është mensa, gatimi dhe ngrënia duket sikur bëhen nga halli. Ndihmat që kanë ardhur kanë shkuar më tepër tek të vegjlit. Ushqimet në një pjesë të mirë të rasteve janë të skaduara. E vetmja shoqatë që mbron interesat e tyre, ka kohë që nuk i përfillë./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended