Studentët e ekonomikut në protestë: Përgjysmim të tarifës për nivelin e dytë të studimeve Master

  • 4 years ago
#rtvora #rtvoranews

Studentët e Fakultetit Ekonomik të Tiranës protestuan sot për tarifat shkollore. Për studimet e nivelit të dytë ?Master? ata kërkojnë përgjysmim tarifash, ndërsa për Bachelorin lehtësira në pagesa ose rishikim tarifash.

Kërkesat e tyre i kanë depozituar te Bordi i Administrimit të UT dhe Ministria e Arsimit një ditë më parë.

Nga Bordi ka një reagim, ku është njoftuar një mbledhje urgjente për shqyrtimin e kërkesa. Ndërsa nga MAS mbizotëron heshtja.

?Kemi vështirësi financare për të paguar tarifën. Kërkojmë që Dekanati të jetë palë me studentët. Këtë vit të përgjysmohet dhe pastaj për vitet e tjera të rishikohet. Fakulteti Ekonomik e ka tarifën më të lartë?.

?MAS i kërkojmë përgjysmim tarife për nivelin e dytë Master. Bordit të Administrimit i kërkojmë masa lehtësuese siç janë shtyrja, pagesa më këste apo rishikimi i tarifave për vitet në vijim. MAS ka vendimarrje direkte dhe në shtyrjen e afateve dhe përgjysmimin e tarifës. Nga MAS nuk ka asnjë reagim. Presim përgjigje. Protesta e sotme do të zgjasë deri në orën 11. Në bazë të përgjigjes së MAS do të vendosim për hapat e mëtejshëm?.

Të pyetur nëse kanë frikë se do tu shtyhet diploma, një student pati këtë përgjigje.

?Të gjithë në call-cetra dhe kamarierë përfundojmë me këtë diplomë, nuk është problem shtyrja e diplomës me 2-3 muaj.?

Studentët kanë lënë si afat të fundit 30 shtatorin për të marrë një përgjigje për shqetësimet e tyre.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/studentet-e-ekonomikut-ne-proteste-pergjysmim-te-tarifes-per-nivelin-e-dyte-te-studimeve-master/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended