Listat e kandidatëve të PS, Kodheli: Propozohen nga Rama me maturi për të mos krijuar hatërmbetje
- 4 years ago
Ish ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka folur për Report Tv në lidhje me ndyshimet në Kodin Zgjedhor si dhe listën e kandidatëve.
"Unë besoj që ne duhet te jemi optimistë, pasi në fund të ditës debatet konstruktive janë të mirëpritura. Prandaj dhe ne shumë shpejt ashtu siç i kemi bashkangjitur propozimeve të dy deputetëve të opozitës, do t'i kalojmë Damian Gjiknurit propozimet tashmë të paraqitura" tha Kodheli.
Përsa i përket listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Kodheli tha se listat do të propozohen nga kryeministri Rama dhe marrin pëlqimin e pjesës tjetër të anëtarësisë së PS-së.
"Ne e kemi quajtur listë të ngrirë, domethënë lista do të përcaktohet që në fillim. Të hënën dhe të martën pragu 3% mund të modifikohet edhe në propozimet e deputetit Murrizi. Nuk ka pasur pikëpyetje as fërkime dhe në mbledhjen e fundit që kemi pasur. Ne po shkelim në një tokë të re. Lidershipi ka qenë në presion sepse ka pasur 'presion' le të themi nga palët, dhe i është dashur maturi për të mos krijuar hatër mbetje", deklaroi Kodheli.
Për propozimet e ndërkombëtarëve për Kodin Zgjedhor, Kodheli tha se për ta është më e rëndësishme zbatimi i Kushtetutës.
"E para ndërkombëtarët rekomandojnë, ajo çka e bën serioze propozimin tonë është vetëm respektimi i Kushtetutës. Sigurisht ka edhe sugjerime nga ndërkombëtarët.