Kryetari i PS Nano takohet me ish-presidentin bullgar Zhelio Zhelev - (28 Tetor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano është takuar sot me ish-presidentin bullgar pas rënies së komunizmit Zhelio Zhelev. Ata kanë diskutuar rreth iniciativës së grupit të politikanëve të Ballkanit, në të cilin marrin pjesë kryetari socialist Nano dhe kreu i PD Sali Berisha. Në këtë kuadër Zhelev ka nisur, një tur ballkanik, për të identifikuar partnerët rajonal. Ai i ka premtuar kryetarit socialist Nano, se në grupin e politikanëve të Ballkanit nga Shqipëria do të përfshihen edhe emra të njohur nga shoqëria civile. Një prej tyre është edhe shkrimtari i njohur Ismail Kadare.

Shpresoj, tha Nano, që kjo iniciativë ballkanike që po ndërmarrim, do të shpejtojë ecurinë e rajonit tonë, drejt botës euroatlantike./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

📺
TV

Recommended