“Kemi ngrënë pica në bordurat e parkut ‘Rinia’, ishte fantasike"

  • 4 years ago
Këtë të shtunë në emisionin ?Rudina? në Tv Klan kanë qenë të ftuara disa zonja të cilat janë mike shumë të mira me njëra-tjetrën. Ato prej vite kanë një miqësi të fortë me njëra-tjetrën dhe i bashkon pasioni për udhëtimet.

Të ftuara në studio ishin 3 zonja, Llambrini Gjinari, Ermira Germeni dhe Emine Çaushi. Ndërsa në një lidhje Skype ishin Shpresa Shemshiri, Bihane Parruca, Lindita Kurti, Aishe Basha dhe Bukurije Shtini. Llambrini Gjinari ka treguar historinë e krijimit të Shoqatës së Pensionstëve dhe për pasionin që ato kanë për ushëtimet.

?Unë kam 10 vjet në këtë shoqatë, kemi kryetar Osman Terziun. Unë jam nënkryetare e këtyre zonjave. Jam takuar njëherë në autobus sa më kishte vdekur im shoq, isha shumë e mërzitur. Më tha që donte të linte një çantë dhe aty nisa muhabetin me të. E pyeta se ku kishte qenë në Mal të Zi dhe që ishte një shoqatë. I tash që të më regjistronte dhe mua sepse kam një vit që më ka vdekur im shoq jam e mërzitur dhe kam nevojë për shoqëri. U regjistrova, shkonim nëpër eskursione kemi qenë njëherë tek Parku Rinia dhe ishim të lodhur. Ashtu siç ishim hipëm në bordurë, kemi ngrënë dhe pica dhe këmi bërë fotografi. Ishte një gjë fantastike, që tani kur i shikoj them ne kemi qenë këtu. Pastaj kemi bërë shumë udhëtime dhe jashtë vendit?, u shpreh Gjinari.

Më tej nënkryetarja tregoi dhe për aventura të tjera të bëra nga shoqata, për udhëtimet e zhvilluara dhe për shoqërinë që kanë me njëra-tjetrën. ?Bëjmë dreka, bëjmë datëlindje, unë kam një ditëlinje në Ulëz. Jemi mbledhur nga 30 veta, 40 veta, kemi kërcyer jemi kënaqur. Kalojmë aq mirë sa ju nuk ua merr mendja?, shtoi ajo./tvklan.al

#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.#klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended