Exclusive/ Grabitja e Rinasit, dilemat e hetimit, për policët dhe punonjësit e Aeroportit

  • 4 years ago
Teksa pistat për vrasjen e Bujar Çelës vazhdojnë të enden mes të panjohurash nëse ai u vra apo jo për shkak të lidhjes familjare me Talo Çelën, edhe një pjesë e hetimit për grabitjen e Rinasit vazhdon të qëndrojë në dilemë.


Ndonëse SPAK-u dërgoi si të pandehur në gjykatë grabitësit e rreth 6.4 milionë euro për të cilën është nën akuzë edhe Talo Çela, për të tjerët efektivë policie dhe punonjës në areoport dosja i është përcjellë për kompetencë një tjetër prokurorie që duhet të shprehet nëse ka apo jo vepër penale.

Burimet e Top Channel bëjnë me dije se hetimi nëse zyrtare dhe punonjës kanë shpërdoruar detyrën jo vetëm pasi dështuan të ruanin perimterin e jashtëm por edhe të brendshëm, do të kryesohet nga prokuroria e kryeqytetit. Duke qënë se SPAK-u nuk mundi të provojë një lidhje të mundshme apo të bazonte një dyshim të arsyeshëm mes pesë personave të maskuar që hynë në brendësi të pistës së areoportit dhe pasi rrëmbyen në kargo milionat u larguan nëpërmjet portës së emergjencës, çështja për muaj me radhë kaloi në Prokurorinë e Krujës .

Më pas burimet shtojnë se dosja u transferua në Tiranë ku dhe pas shortit u caktua si prokuror Alket Mersini. Pas largimit të prokurorit nga detyra për shkak të Vettingut këtë javë pritet të rihidhet shorti dhe të hetohet për kuptuar nëse ka apo jo punonjës që duhet të mbajnë përgjegjësi penale pasi shpërdoruan detyrën.

Nga ana tjeter , SPAK ka vendosur nën akuzë për grabitjen e organizuar Klement Calën, Eldi Calën, Oltian Veselin, Elton Piklin dhe Alkond Bengasin, dy prej të cilëve u arrestuan gjatë pandemisë . Për grabitësin e vrarë në ndjekje e sipër Admir Murataj çështja u pushua, sikurse edhe për Ragip Hajdinin që ndërroi jetë në spital dhe qe në përgjime cilësohet si ?daja?.

I fundmit që vazhdon në kërkim pavarësisht dhjetra postblloqeve dhe dhjetra aksioneve është Talo Çela i cili sakaq dyshohet se është implikuar edhe në krime te tjera.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Grabitja#Rinas#TopChannel

Recommended