Emrat e 30 ambasadorëve pa mandat, drejtojnë ambasadat shqiptare në SHBA, Rusi, Kinë, Serbi, Kosovë
Shqiptarja.com sjell ekskluzivisht listën me emrat 30 ambasadorëve, të cilët vijojnë të drejtojnë selitë diplomatike të Shqipërisë në vende të ndryshme të botës në kushtet kur u ka mbaruar mandati 3-vjeçar. Diplomatët ma pa mandat përbëjnë 42% e totalit të ambasadorëve, ndërsa duhet të ishin kthyer në Shqipëri. 30 diplomatët janë emëruar gjatë periudhës 2014-2016, ndërsa mandati i dytë ka mbaruar në periudhën 2017-2019. Lista nis me ambasadorin shqiptar në Abu-Dhabi, Ermal Dredha, ambasadorin në Beograd, Ilir Boçka, kryediplomatin në Berlin, Artur Kuko, ambasadorin në Zvicër, Ilir Gjoni dhe Enkeleda Merkuri në Bratislavë.