Femijet e policeve te vrare ne fshatin SOS - (29 Tetor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Këta dy fëmijë quhen Alban dhe Gjergji Krashi. Prej gati tre vjetësh jetojnë në fshatin e fëmijëve SOS. Në vitin ?97, persona kriminel vrasin babain e dy fëmijëve Kastriot Krashin, inspektor policie në Peshkopi. 9 fëmijët e çiftit Krashi mbeten jetim, pa baba dhe pa të ardhura për të jetuar.

Albani dhe Gjergji tani jetojnë këtu, studiojnë në shkollën SOS dhe qëndrojnë në njërën nga shtëpitë e këtij fshati. Megjithëse ndodhen si në një familje të madhe, të dy tregojnë se i merr malli për nënë, vëllezërit dhe motrat. Ndërsa kjo është Lirela, punonjësja sociale Silva Haxhia, të tregon se ka vetëm tre javë këtu. Para një viti i ati polic u vra në përleshje me kriminelët.

Në Shqipëri janë mbi 190 polic të vrarë, shumica e tyre, prindër me fëmijë. Në Ministrinë e Rendit, në mungesë të një ligji që të favorizojë ekonomikisht familjet e atyre që bien në krye të detyrës, që prej 97, kanë filluar përpjekje me institucione sociale, qofshin private apo shtetërore për strehimin e jetimëve të tillë./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended