Lleshaj: Sistemi i adresve nuk prek zgjedhjet e 25 Prillit | Lajme - News

  • 4 years ago
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj përjashton mundësinë e ndryshimit të qendrave të votimit pa dëshirën e vetë zgjedhësve.
Në një dalje për mediat, Lleshaj ka sqaruar se Ministria e Brendshme po përditëson adresat e reja për të gjithë qytetarët, por se kjo nuk do të ndryshojë qendrat e votimit për zgjedhjet e ardhshme.
?Ka ndodhur që gjatë këtij censusi qytetarë të caktuar janë regjistruar në një adresë të ndryshme nga ajo që mund të kenë sot, kryesisht tek shtëpia e vjetër apo shtëpia e dytë e tyre. Megjithatë dëshiroj të ritheksoj me forcë: Procesi i përditësimit apo saktësimit të adresave nuk prek qendrën e votimit të qytetarëve për zgjedhjet e 25 Prillit 2021. Qytetarët do të vijojnë të votojnë në qendrat e tyre të mëparshme?.
Me përditësimin e adresave, hyjnë në fuqi edhe dërgimi i gjobave me postë në banesë.
Ndërkohë lidhur me largimin nga Ministria e Brendshme, Sandër Lleshaj tha se ai është në detyrë dhe në asnjë moment nuk ka dhënë dorëheqjen.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended