Vrasja e Hajdarit/ Berisha kërkohet në gjyq, akuza: Ish-kryeministri regjistrim audio të mbijetuarit

  • 4 years ago
TIRANË-  Pamjet e filmuara në spitalin ushtarak teksa Zenel Nezaj dëshmitari okuluar i vrasjes së deputetit Azem Hajdari merrte mjekim, u depozituan nga prokuroria si provë në proçesin e rigjykimit të Izet Haxhisë. Me këto pamje prokurori Dritan Nushi kërkoi të pyetet ish kryeministri Sali Berisha, si personi që mori dëshminë e të mbijetuarit okular Zenel Nezaj, mbetur gjallë nga vrasja e Azem Hajdarit më 12 shtator 1998.

Në këtë intervistë sipas prokurorit Nushi dyshohet se është folur pikërisht për vrasjen e Hajdarit dhe kjo çmohet një provë e vlefshme për hetimin.

Veç Berishës prokurori Nushi kërkoi edhe deklarimet e vetë Zenel Nezajt që sot është azilant politik në Belgjikë si dhe shtetasve, Dem Dollapi, Marika Gaxulli, Kleo Murataj, Agim Logu, Petrit Çakri, Adem Hykaj, Kujtim Hyso, Vili Minarodhit, Ylli Rakipit dhe të pandehurit Izet Haxhisë.

Në këtë proces ku Izet Haxhia u dënua në mungesë me 25 vite për vrasjen e Azem Hajdarit, e po rigjykohet pas ekstradimit nga Turqia, ai s?është pyetur asnjëherë dhe pretendon se do flas vetëm përpara prokurorëve e gjyqtarëve me vetting të kaluar. Të njëjtën kërkesë për pyetjen e Berishës e pati edhe avokati mbrojtës i Haxhisë Idajet Beqiri, i cili kërkon që Berisha të tregojë edhe nëse mbesa e tij Shpresa Breçani e ka njoftuar për praninë e atetnatorëve mes tyre edhe Fatmir Hakljat para selisë së PD-s.

Sipas Beqirajt, Berisha pas këtij informacioni në vend të njoftonte policinë, Minsitrinë e Brendshme dhe Presidentin e Republikës, bëri të kundërtën duke urdhëruar Hajdarin të shkonte tek mjeti me targa Vlore VL0676. Po ashtu shtoi Idajet Beqiri, Berisha ka dëshmuar çdo detaj për këtë vrasje pranë agjentit të ambasadës amerikane deklarime të cilat ndodhen në fashikullin gjyqësorë në 4 faqe nga 707 deri në faqen 710.

Beqiri në seancën ku Haxhia s?ishte i pranishëm, i kërkoi gjykatës të pyes edhe Zenel Neza,  Jaho Mulosmani si dëshmitar okular, Mbesën e Sali Berishës, Shpresa Breçani, Vëllai i Zenel Nezës, Haki Neza, gazetarin Afrim Krasniqi pasi sipas Beqirajt ai kish shkruar një shkrim duke i cilësuar Haklajt si pjesë e UDB-s e më pas ka deklaruar se shkrimi ishte me emrin e tij por e kish shkruar Azem Hajdari

Recommended