Rikonstruktohet godina e konviktit të Universitetit të Shkodrës, gati për të pritur studentët

  • 4 years ago
Para dy vitesh kushtet e mjerueshme të konviktit Universitetit të Shkodrës bënë që dhjetëra studentë të Universitetit Luigj Gurakuqi të ngrihen në protestë. Sot kjo  godinë paraqet një realitet krejt tjetër, duke konkurruar çdo banese me qira të cilat vitet e fundit ishin opsioni i preferuar nga studentët. Ndërsa tarifa ka mbetur e pandryshuar, 38 mijë lekë të reja në një vit akademik.

I pyetur nëse në ketë situatë pandemie janë marrë masat për të parandaluar infektimin, drejtuesi i këtij institucioni, Jetmir Lumaj thotë se konvikti i vajzave ka infermieri brenda godinës, staf mjekësor si dhe termometra.

Në nëntor pritet te nis viti i ri akademik, ndërsa ky konvikt ka kapacitet për të akomoduar 160 vajza.

Recommended