• 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Forcat e policisë duhet t'u përgjigjen me armë kriminelëve. Ky është mendimi i përbashkët i pozitës dhe opozitës pas vrasjes në pritë të Majorit Ylvi Bengasi.
"Çdo vrasje është e dënueshme, por dhe më tepër është e dhimbshme. Vrasja e funksionarit të policisë në krye të detyrës. Kryesorja është që shkuarja në një vend operacioni, duhet të jetë e motivuar dhe duhet të ketë gjithmonë një urdhër dhe duhet të ketë dhe një plan veprimi. Mesa di unë kanë munguar urdhri dhe motivimi dhe ky nuk është rasti i parë. Janë disa raste që i kanë ndodhur policisë. Është fatkeqësi që janë vrarë 200 policë gjatë këtyre 3 viteve dhe shumë jetë të punonjësve të policisë duhet të ishin kursyer dhe specialistët për këtë punë më duken të pamotivuara dhe të kishin dhënë urdhra të rregullt për këtë. Në çdo vend të botës, kur e qëllojnë policinë, përgjigjet me armë, por policia nuk duhet të jetë e para që të qëllojë."
Këshilltari i presidentit për rendit dhe SHIK-un Sabit Brokaj shprehet se krimi duhet të goditet drejtpërdrejt pa kompromis.
"Kjo situatë kërkon një qëndrim të rreptë,në përputhje të plotë me ligjin dhe ligji e ka rreptësinë të qëllojë dhe drejtpërdrejt mbi kriminelin. Nuk mund të lejohet që në 3 vjet janë vrarë mbi 200 policë dhe nuk e di nëse janë vrarë drejtpërdrejtë më shumë se 10 kriminelë. Ky bilanc është i mjerë dhe jashtëzkonisht i hidhur. Ky bilanc është shumë provokues. Në këtë situatë, domosdo që gjithnjë brenda kuadrit ligjor dhe ligji i ka të gjitha mundësitë, të gjitha mjetet që krimi të goditet drejtpërdrejtë."/tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

📺
TV

Recommended