Kryeministri, Zoran Zaev pret që Ligji për Regjistrimin e Popullsisë të miratohet deri në fund të vitit, në mënyrë që procesi i regjistrimit të realizohet në prill të vitit të ardhshëm, ashtu siç është planifikuar. Megjithatë në Kuvend ende nuk ka asnjë nismë zyrtare, ndonëse Enti Shtetëror i Statistikave ka kërkuar miratim të shpejtë të ligjit, që të kryejë në kohë përgatitjet e duhura. Radha është e Ministrisë së Drejtësisë që të bëjë ndryshimet e nevojshme në draft-version, të cilat konkretisht kanë të bëjnë me caktimin e afateve për zbatimin e regjistrimit.
Category
📺
TV