• 3 years ago
Vallet e bjeshkeve
Përshkrimi: Pamje e bjeshkeve te Tropojes. Gjelberim, ujra qe rrjedhin. Vajza duke kercyer. Valle vajzash e djemsh ne lendine. Spektatoret e ndjekin me interes. Kushtrimi i malesoreve, kenga e kushtrimit. Valle e shoqeruar me daulle, me karakter te theksuar epiko lirik. Valle trimerie, motive me pushke. Nje djale e nje vajze e vogel duke kercyer. Nje djale i vogel duke kercyer me nje malsore te moshuar. Vallet e vajzave ne Shkelzen, Dragobi, Fierze e ne fise te tjera te lugines se Valbones. Ato pasurohen me motive te reja. 288,4 .

Valle grash qe shquhen per pasuri ne elemente shprehes plastike e ritmike, nga gjalleria dhe larmia e levizjeve. Pamje te ndryshme nga bjeshket, lugina, pyje, gjelberim e ujra. Valltarja kercen "Vallen e Sokolit" nen ritmin e daulles. Dhente ne kullotat alpine. Motivi lirik, bariu e baresha duke kercyer vallen baritore. Pamje e bjeshkeve. Nje djale e nje vajze duke kercyer nen ritmin e daulles. Pamje e bjeshkeve te Veriut. 271,8m .

Operator: Ferdinand Karuni

Bashkëpunëtorë: Veronika Çoku, Luiza Metaraku, Ramazan Bogdani
Regjia: Donika Muçi
Skenari: Muharrem Skenderi
Muzika: Donika Muçi
Producent: Kinostudio "Shqiperia e Re"
Viti: 1981
Kohëzgjatja: 19 min

Recommended