• 3 years ago
Femijet tane
Përshkrimi: Filmi çelet me nje panorame te qytetit te Tiranes ne rruget e saj plot gjalleri duken me te vegjlit e kopshteve qe sodisin qytetin. Duket Pallati i madh i Kultures, sahati, monumenti i Skenderbeut. Duket nje bllok ndetesash te reja, femijet qe vizitojne ndertimet ne qytet. Duket nje vinç qe ngre tullat lart. Helikopteri duke fluturuar. Femijet duke pare. Femije qe vizitojne kopshtin zoologjik Tirane. Duket ariu, ujku, shqiponjat, kaprolli, mjelmat, palloi. Duket liqeni artificiali Tiranes. Duket kopeshti i femijeve. Femijet vizatojne ato ç ka u kane lene mbrese nga vizitat ne Kryeqytet. Dikush vizaton helikopterin e keshtu me radhe. Edukatorja i ndihmon per te kaluar veshtiresite.

Duket ambjenti i brendshem i nje klase te nje kopeshti. Mesuesja zhvillon mesim me teme "Vullnetare qe nisen per ne aksion". Ajo perdor makina te vogla dhe kukulla. Mesuesja pyet ne mesim, Manuelen, Mirelen, Armiren, Majlinden etj. Ne nje klase tjeter femijet shikojne e ndjekin me kureshtje perrallen "Dhelpra". Ne natyre femijet zhvillojne oren e fiskultures. Bejne lodra te ndryshme. Femijet e sherbimit pergatitin tavolinat e bukes per te ngrene dreke. Femijet duke ngrene dreke.

Operator: Faruk Basha

Bashkëpunëtorë: Asim Raxhimi

Shenime: Filmi i kushtohet femijeve te kopshteve.
Regjia: Vitori Çeli
Skenari: Kujtim Gjonaj
Muzika: Ibrahim Balla
Producent: Kinostudio "Shqiperia e Re"
Viti: 1969
Kohëzgjatja: 19 min

Recommended