'Bota në fokus': Uria, “arma” që po vret më së shumti civilët në Jemen

  • 2 years ago
Kriza humanitare në Jemen po vazhdon dhe nuk ka shpresë se mund të zgjidhet, ose nuk i shihet fundi përveç që të përkeqësohet në rast se nuk përfundon konflikti mes palëve, rebelëve shiit Huthi të mbështetur nga Irani dhe koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga Arabia Saudite.

Konflikti i armatosur mes palëve që filloi në vitin 2014 ka lënë gati 400,000 të vdekur kryesisht civilë, ndërsa gjysma e popullsisë vuajnë pasiguri ushqimore për shkak të krizës së rëndë ekonomike.

Si rezultat i konfliktit, 4 milionë jemenas e kanë lëshuar vendin e tyre dhe kanë marrë statusin e refugjatit. Jemeni nga OKB-ja përshkruhet si kriza më e rëndë humanitare në gjithë botën.

Viktima të urisë më së shumti janë fëmijët që plotësojnë 70 përqindëshin e viktimave. Lufta në Jemen filloi në fund të vitit 2014 kur rebelët shiit Houthi morën nën kontroll kryeqytetin Sana dhe rrëzuan qeverinë sunite.

Që atëherë Huthit kontrollojnë thuajse gjithë pjesën perëndimore të Jemenit, madje për ta shndërruar këtë konflikt në nivel rajonal rebelët shiit shënjesrojnë pika kyçe me dron në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Por në secilën rrethanë të mundshme, koston e gjithë kësaj e paguajnë civilët.

Avdi Bakiu | https://shenja.tv/category/emisione/bota-ne-fokus/

Category

🗞
News

Recommended