Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko ka folur me gjuhën e presidentit serb, Aleksandçr Vuçic, teksa tha se operacioni policor në fshatin Banjskë “tregon qartë dëshirën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për të pushtuar veriun e Kosovës, por edhe “përkrahjen e Perëndimit për ato plane”.
“Është absolutisht e qartë se dialogu në Bruksel po përdoret si mbulesë për atë që realisht po ndodh në Kosovë. Dialogu nuk jep absolutisht asnjë rezultat, as kontaktet diplomatike me përfaqësuesit e vendeve kryesore perëndimore,” - tha Bocan-Harchenko.
Lidhur me përplasjen e forcave te Kosove me grupin terrorist, Bocan-Harchenko deklaroi se pjesëtarët e misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO, “jo vetëm që nuk e përmbushën detyrën, por kane ndihmuar edhe forcat e policisë në dhunën ndaj civilëve”.
Bocan-Harchenko tha gjithashtu se vendet perëndimore “nuk janë të interesuara” që me kërkesë të Beogradit të mbahet një seancë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Kosovë dhe vlerësoi se do të “pengojnë kolektivisht” mbledhjen e saj.
Ai deklaroi gjithashtu se vendet e Perendimit e interpretojnë Kartën e OKB-së në përputhje me interesat e tyre dhe sipas “rregullave famëkeqe perëndimore që janë shkruar për çdo rast individual”.
#rusi #lajmetefundit #serbia #kosova #vucic #kurti #tregimepopullore #bocanharchenko #tensione #veri #startalbania #startnews
____________________________
START ALBANIA është një platformë dinamike, profesionale dhe e pavarur, me lajme nga Rajoni dhe Bota!
Prodhim i Start Albania
: Start
℗ & © Start Albania. All Rights Reserved.

Category
🗞
News