kenge labe -Kanarines

  • 6 months ago
Kendon. Lot Kurbeti
Teksti. Zaho Balili
Libri. Brengat e Shpirtit

Kanarinës

Të mbyllën në kafaz
''kush dreqin e shpiku''
kanarinë e bukur
liria të iku.

Ti u hidhërove
s'do përkëdhelitë
e dije, kur mbyllen
s'hapen më kuvlitë.

Ata që të mbyllen
donin të këndoje
ty s'të dilte kënga
vaje ligjëroje.

Njerëzia thonë
këndon kanarina
gjuhën nuk ta dinë
janë psherëtima.